Flash

Makina përplas motomjetin në Lezhë, lëndohet një person

Lapsi.al 21 February 2026
Makina përplas motomjetin në Lezhë, lëndohet një person

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë zonës së Ishull Lezhës. Një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja mes dy mjeteve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI