Flash

Njësitë e biznesit në Univers City, pjesë e një jetese urbane të mirëmenduar

Lapsi.al 21 February 2026
Njësitë e biznesit në Univers City, pjesë e një jetese

Zhvillimet urbane moderne nuk ndërtohen më vetëm për të ofruar banesa, por për të krijuar komunitete funksionale, ku shërbimet, hapësirat rekreative apo institucionet arsimore, si kopshtet dhe çerdhet, janë pranë dhe çdo hapësirë ka një rol të qartë. Në këtë kuadër, njësitë e biznesit po shndërrohen gjithnjë e më shumë në elementë kyç të jetës urbane dhe në investime me potencial të qëndrueshëm. Univers City përfaqëson një shembull konkret të këtij vizioni, duke ofruar një koncept të integruar ku banimi, shërbimet dhe aktiviteti ekonomik bashkëjetojnë në mënyrë natyrale.

Brenda një kompleksi të mirëorganizuar, njësitë e biznesit kanë një avantazh të menjëhershëm, pasi mbështeten nga një komunitet rezidencial aktiv dhe në rritje. Prania e përditshme e banorëve garanton një fluks të qëndrueshëm, ndërsa organizimi urban dhe infrastruktura e dedikuar krijojnë kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe profesionale. Këto njësi janë konceptuar për t’ju përshtatur nevojave reale të tregut dhe ritmit dinamik të jetës së përditshme, duke ofruar hapësira biznesi me madhësi të ndryshme, të projektuara për t’iu përgjigjur specifikisht kërkesave të çdo lloj aktiviteti. Fleksibiliteti në përzgjedhjen e sipërfaqes, lejon investitorët apo sipërmarrësit të zgjedhin vetëm hapësirën që ju nevojitet realisht, për llojin e aktivitetit që do të ushtrojnë, pa kosto të panevojshme për metra katrorë të pashfrytëzuar.

Nga perspektiva e investimit, njësitë e biznesit në një projekt si Univers City përfaqësojnë një aset me vlerë të qëndrueshme. Kombinimi i lokacionit, komunitetit dhe standardeve të ndërtimit krijojnë kushte të favorshme si për përdorim personal, ashtu edhe për qira afatgjatë. Në një treg gjithnjë e më selektiv, hapësirat që janë pjesë e një vizioni urban të qartë kanë më shumë gjasa të ruajnë dhe të rrisin vlerën në kohë.

Univers City është një mjedis i menduar për të mbështetur jetën dhe biznesin në mënyrë të balancuar. Njësitë e biznesit janë pjesë integrale e këtij koncepti, duke ofruar funksionalitet, akses dhe potencial zhvillimi brenda një qyteti të ndërtuar me vizion afatgjatë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI