Flash

Vrítet me thikë 48-vjeçari në Kavajë, shpallet në kërkim autori

Lapsi.al 21 February 2026
Vrítet me thikë 48-vjeçari në Kavajë, shpallet

Një vrasje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Kavajë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit, ku viktimë ka mbetur një 48-vjeçar. Autori është në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 48 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 48 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit."

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI