Flash

Në kërkim për trafik drøge në Itali, arrestohet 43-vjeçari

Lapsi.al 21 February 2026
Në kërkim për trafik drøge në Itali, arrestohet

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik lëndësh narkotike.

Policia thotë se Rexhep Muka alias Kreshnik Muka kërkohej nga Italia pasi gjykata e Apelit në Cagliari e ka dënuar atë në vitin 2021 me 12 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë për të kryer dënimin prej 9 vite e 6 muajsh që i ka mbetur.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle dhe operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 82”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali për trafikim të narkotikëve.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 82”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për realizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI