Flash

Bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas, rrezikohet shembja e urës

Lapsi.al 21 February 2026
Bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas, rrezikohet

Situata në aksin Librazhd–Prrenjas, në zonën “Arrat e Gurrës”, është përkeqësuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur bllokimin total të qarkullimit për të gjitha mjetet. Kreu i ARRSH deklaroi se gjendja po rëndohet dhe mbyllja e rrugës është e domosdoshme. Ai u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë segment për të mos mbetur të bllokuar.

Ura në këtë zonë ka pësuar dëme të mëdha. Betoni poshtë saj po thërrmohet, çka tregon degradim të avancuar të strukturës dhe rrezik për kalimin e mjeteve. Ndërkohë, një shtyllë e linjës 110 kV, që furnizon me energji Librazhdin dhe Prrenjasin, rrezikon të shembet nga rrëshqitjet. Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI