Flash

Zbardhen detaje/ Vrásja në Kavajë ndodhi për një vend parkimi

Lapsi.al 21 February 2026
Zbardhen detaje/ Vrásja në Kavajë ndodhi për një vend

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së 48-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skerdilajt Isufi i njohur me emrin Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit.

Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI