Flash

Vijon protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit turistik

Lapsi.al 21 February 2026
Vijon protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit

Në Rrjoll vijon protesta e banorëve prej 20 ditësh në mbrojtje të tokave të tyre, të cilat thonë se po u grabiten për të ndërtuar një resort turistik. Aty u zhvillua edhe “Udha e Kryqit”, riti tradicional i periudhës së Kreshmëve. Banorët pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara.

“Burokracia e korruptuar bën sikur nuk e njeh më padrejtësinë. Vendimet vetëshkruhen tashmë nga ata që kanë para duke injoruar jetët e të tjerëve. Askush nuk mund t’i luftojë i vetëm gjigandët. Famullia dhe të gjithë vullnetmirët e saj mbështesin ata që rrezikojnë të humbasin gjithçka",- tha një e re. Mesazhe pati edhe nga drejtuesit e Kishës Katolike, të cilët shprehën mbështetje shpirtërore për komunitetin dhe apel për reflektim.

Prej javësh, banorët e zonës janë përfshirë në protesta të përditshme kundër projektit të ndërtimit të resortit, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat pas përplasjeve me forcat e rendit. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në një zgjidhje për çështjen e pronësisë së tokave.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI