Flash

Pas 10 vitesh mungesë, Ariana Grande rikthehet në ekran

Lapsi.al 2 November 2025
Pas 10 vitesh mungesë, Ariana Grande rikthehet në ekran

Pas gati dhjetë vitesh mungesë nga ekrani,  Ariana Grande po rikthehet në televizion.

Artistja do të jetë pjesë e sezonit të 13-të të serialit të famshëm “American Horror Story”, i cili do të nisë transmetimin në Halloween 2026.

Lajmi u konfirmua ngaRyan Murphy Productions, përmes një videoje promovuese të publikuar në Instagram të premten. Në klip, dëgjohej fraza e famshme “Surprise, b–h! I bet you thought you’d seen the last of me”, një referencë ndaj personazhit të Emma Roberts në sezonin e tretë të serialit, “Coven”.

Grande do të luajë përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të serialit, përfshirë Emma Roberts, Sarah Paulson, Evan Peters, Angela Bassett, Kathy Bates, Billie Lourd, Gabourey Sidibe, Leslie Grossman dhe Jessica Lange, e cila do të rikthehet pas mungesës që nga sezoni i tetë.

Fansat shpërthyen në entuziazëm në rrjetet sociale, duke komentuar me habi dhe gëzim për pjesëmarrjen e saj në projekt. “Ariana Grande?! Nuk po e besoj!”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër u lut që “Ariana të jetojë më shumë se një episod”, duke iu referuar zakoneve të serialit për vrasjet e shpeshta të personazheve.

Ky është roli i parë televiziv i Ariana Grandę që prej vitit 2015, kur ajo interpretoi Chanel #2 në serialin “Scream Queens”, gjithashtu i prodhuar nga Ryan Murphy. Ajo u bë e njohur për publikun si Cat Valentine në serialet e Nickelodeon “Victorious” (2010–2013) dhe “Sam & Cat” (2013–2014).

 

Të këshilluara

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i...

16:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI