Flash

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Lapsi.al 31 October 2025
A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i saj.

“Të jem baba, partner dhe bashkëshort i dashur në familjen time është ajo që më bën me të vërtetë të lumtur,” – tha Rocky, duke shtuar se ndjehet i plotësuar si artist dhe si burrë familjar.

Çifti, i cili ndan tashmë dy djem – RZA (3 vjeç) dhe Riot Rose (2 vjeç), mirëpriti një vajzë në shtator të këtij viti, duke u bërë prindër për herë të tretë.

Ky nuk është hera e parë që artisti i njohur nxit aludimet se mund të jetë martuar me këngëtaren e hitit “Umbrella”.

Vetëm muajin e kaluar, në një intervistë për Elle, ai u pyet nëse është bashkëshorti i Rihanna-s dhe u përgjigj me një buzëqeshje:

“Nga e di që s’jam tashmë?” – tha ai me humor, por më pas shtoi: “Ende s’do ta konfirmoj.”

Në qershor të vitit 2023, gjatë një koncerti, reperi iu drejtua turmës me fjalët:

“Dua t’ia dedikoj këtë këngë bashkëshortes sime të bukur që ndodhet në ndërtesë!” – duke shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, Rihanna ka treguar se e adhuron mënyrën si Rocky lidhet me fëmijët e tyre. Në një intervistë për Harper’s Bazaar, ajo u shpreh me humor:

“Më nervozon pak sepse djemtë jetojnë për të më shumë sesa për mua! U them: ‘E dini kush ju ka lindur?’ Por kur i shoh sa shumë e duan, zemra më shkrihet.”

Çifti konfirmoi lidhjen e tyre për herë të parë në vitin 2021, kur A$AP Rocky e quajti “atë të duhurën” në një intervistë.

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI