Flash

“Zbulo email-et!” – Brad Pitt shpërthen sërish ndaj Angelina Jolie

Lapsi.al 30 October 2025
“Zbulo email-et!” – Brad Pitt shpërthen sërish ndaj

rad Pitt ka paraqitur sërish dokumente në gjykatë duke kërkuar që ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, të detyrohet të dorëzojë komunikimet e saj private me bashkëpunëtorët kryesorë, në kuadër të betejës së gjatë ligjore për pronësinë e kantinës së verës “Château Miraval” në Francë.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore të siguruara nga Page Six, aktori ka kërkuar që Jolie të dorëzojë email-et e shkëmbyera me menaxherin e saj të biznesit, Terry Bird, publicistet britanike Chloe Dalton dhe Arminka Helic, si dhe dy konsulentë financiarë.

Pitt thekson se Jolie ka pranuar më herët se ka pasur “biseda të rregullta” me Bird mbi të gjitha aspektet e jetës së saj profesionale, përfshirë çështjet ligjore. Megjithatë, ajo ka refuzuar të dorëzojë email-et, duke pretenduar se përmbajnë komunikime të mbrojtura me avokatët e saj.

“Ajo që Jolie përshkruan janë sesione brainstorming-u mes personash që nuk janë juristë,” thuhet në dokumentet e paraqitura nga Pitt. “Fakti që këto biseda mund të kenë paraprirë ose pasuar këshilla ligjore, nuk i bën ato të mbrojtura nga dorëzimi.”

Aktori pretendon se email-et e munguara përmbajnë diskutime mbi kushtet e shitjes së aksioneve të Jolie në “Château Miraval” te grupi Stoli – transaksioni kryesor që ndodhet në qendër të padisë.

Pitt gjithashtu i ka kërkuar gjykatës të refuzojë kërkesën e Jolie që ai t’i paguajë asaj 33 mijë dollarë për shpenzimet ligjore, pasi ajo e kishte paralajmëruar se do të kërkonte rimbursim nëse mocioni i tij refuzohej.

Nga ana tjetër, avokati i aktores, Paul Murphy, e akuzoi Pitt-in se po përpiqet të “shkelë komunikimet e privilegjuara” të Jolie-s me avokatët e saj, duke e quajtur këtë një tjetër përpjekje të tij për “ta kontrolluar dhe ngacmuar” ish-bashkëshorten.

“Kjo tregon sërish se padia është pjesë e përpjekjes shumëvjeçare të z. Pitt për të ngacmuar dhe kontrolluar Angelinën,” deklaroi Murphy për Page Six.

Jolie dhe Pitt janë në konflikt ligjor që nga viti 2022, pasi aktori e paditi atë për shitjen e pjesës së saj në pronësinë e kantinës pa marrë pëlqimin e tij.

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI