Flash

Producenti i njohur i Hollywood dënohet me 146 vjet burg

Lapsi.al 30 October 2025
Producenti i njohur i Hollywood dënohet me 146 vjet burg

Producenti, David Pearce, është dënuar me 146 vjet burg pasi u shpall fajtor për vdekjen e dy grave në vitin 2021, si dhe për një seri sulmesh seksuale ndaj grave të tjera.

Pearce u gjet përgjegjës për vdekjen e modeles Christy Giles dhe shoqes së saj, Hilda Marcela Cabrales-Arzola, të cilat humbën jetën si pasojë e një mbidoze fentanili.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Los Angelesit, Pearce dhe një burrë tjetër, Brant Osborn, u takuan me viktimat në nëntor 2021, dhe gratë shkuan me ta në apartamentin e Pearce, ku iu dha një dozë vdekjeprurëse e barnave GHB dhe fentanil.

Përveç akuzave për vdekjen e dy grave, Pearce u shpall fajtor edhe për përdhunimin e shtatë grave të tjera midis viteve 2007 dhe 2021. Akuzat përfshinin tre akuza për përdhunim me përdorim force, dy akuza për  përdorim force dhe një akuzë për përdhunim të një viktime të pavetëdijshme.

Pas arrestimit në dhjetor 2021, shtatë gra dolën përpara autoriteteve me akuza të ngjashme. Gjatë gjyqit, Pearce i mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se  se takimet e tjera ishin konsensuale.

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI