Megan Fox ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë që po përjeton pas lindjes së vajzës së saj, Saga Blade, me këngëtarin Machine Gun Kelly (MGK).
Gjatë një eventi në Academy Museum of Motion Pictures në Los Angeles, më 25 tetor, ku u shfaq filmi i saj kult “Jennifer’s Body”, 39-vjeçarja pranoi se po përballet me periudhë të vështirë pas lindjes.
“Së pari dua të them që sapo kam pasur një fëmijë dhe kam shumë konfuzion në mendje,” u shpreh ajo me humor, sipas një videoje të publikuar nga Akademia.
“Nuk kam fjetur për shtatë muaj. Nëse përsëris veten, më thuaj dhe më ndërpre sepse ndoshta kam dalë nga tema,” shtoi aktorja.
Fox tregoi se është ndjerë e lidhur fort me rolin e saj në “Jennifer’s Body”, ku personazhi i saj përjeton një transformim ekstrem. Sipas saj, historia e vajzës së sakrifikuar “për përfitimin e dikujt tjetër” pasqyronte në një mënyrë të caktuar përvojën e saj në industrinë e famës.
“Në atë kohë ndihesha e persekutuar dhe e traumatizuar nga fama. E ndjeva që në një farë mënyre, ajo vajzë që sakrifikohet për dikë tjetër isha unë kur hyra në këtë industri,” tha ajo.
Ky ishte dalja e saj e parë publike pas lindjes së vajzës Saga Blade në fillim të këtij viti. Megan është gjithashtu nënë e tre djemve – Noah (12 vjeç), Bodhi (11) dhe Journey (9) – nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green.
Fox dhe MGK, të cilët u njohën në xhirimet e filmit Midnight in the Switchgrass në vitin 2020 dhe u fejuan në 2022, kishin njoftuar pritjen e fëmijës në nëntor 2024. Megjithëse pak javë më vonë u raportua se çifti ishte ndarë, burime për People thonë se ata po kalojnë shumë kohë bashkë pas ardhjes në jetë të vajzës.
“Ata janë shpesh bashkë, edhe pse MGK do të nisë turneun e tij së shpejti. Kalojnë pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj me vajzën dhe sillen si çift, por ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien,” tha një burim për revistën.
Një tjetër burim shtoi se lindja e vajzës i ka afruar më shumë:
“Megan është shumë e lumtur me mënyrën si ai është kujdesur për të dhe për vajzën. Edhe pse jetojnë në shtëpi të ndara, ekalojnë shumë kohë bashkë si familje. Po e vendosin vajzën në rradhë të parë dhe kjo i ka afruar më shumë."