Flash

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Lapsi.al 29 October 2025
Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon revista PEOPLE.

Vogëlushi i çiftit erdhi në jetë të premten, më 24 tetor, në Massachusetts.  Edhe pse çifti u lidh për herë të parë në janar 2022, Evans dhe Baptista kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre kryesisht private. Një burim për PEOPLE në nëntor 2022 konfirmoi se ata kishin qenë në lidhje “për më shumë se një vit”.

Çifti u martua në shtator 2023 gjatë një ceremonie private në Cape Cod, Massachusetts, tregoi një burim për. Rreth asaj kohe, Evans — që u shpall “Burri Më tërheqës” nga PEOPLE në vitin 2022 — kishte folur hapur për dëshirën e tij për t’u sistemuar dhe për të krijuar një familje, edhe pse nuk përmendi Baptista-n me emër.

“Ky është absolutisht një synim i imi: bashkëshorte, fëmijë, ndërtimi i një familjeje,” u shpreh aktori.

Ai shtoi: “Kur lexon për shumicën e artistëve më të mirë — qoftë aktorë, piktorë apo shkrimtarë — shumica pranojnë se gjëja më e vlefshme nuk ishte puna që bënë, por marrëdhëniet, familjet që krijuan, dashuria që gjetën dhe ndanë.”

Një burim tjetër më parë kishte treguar për PEOPLE se Evans “u bë shumë serioz shumë shpejt” pasi e njohu aktoren për herë të parë në Evropë. “Ai vazhdimisht thoshte se e dinte që ajo ishte e duhura.”

“Ka qenë gati prej kohësh,” shtoi burimi. “Nuk mund të priste të krijonte një familje. Thjesht po priste vajzën e duhur.”

 

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI