Flash

Lily Allen flet pas ndarjes nga David Harbour: “Nuk dua hakmarrje”

Lapsi.al 29 October 2025
Lily Allen flet pas ndarjes nga David Harbour: “Nuk dua hakmarrje”

Lily Allen ka folur hapur për albumin e saj të ri, “West End Girl”, si dhe për mënyrën se si ish bashkëshorti i saj ,aktori David Harbour, mund të reagojë ndaj teksteve të këngëve.

Në një intervistë për Interview Magazine, e publikuar të martën, artistja 40-vjeçare tha se ky projekt nuk ka qëllim të jetë i ashpër apo ofendues.

“Nuk është një album mizor,” u shpreh Allen. “Nuk ndjej se jam e keqe në tekstet e mia — janë thjesht ndjenjat që po përjetoja në atë kohë.”

Albumi, i cili doli në treg më 24 tetor 2025, u shkrua dhe u regjistrua në vetëm 10 ditë, në dhjetor 2024 — periudha kur ajo dhe Harbour, u ndanë pas katër vitesh martesë.

“E shoh shumë ndryshe tani gjithë këtë situatë,” shtoi Allen. “Të gjithë kalojmë ndarje, dhe është gjithmonë e dhimbshme. Por rrallë ndodh që të kesh dëshirën të shkruash për të ndërsa po ndodh.”

Pavarësisht se shumë fansa e kritikë e kanë quajtur albumin e ri “album hakmarrjeje”, për shkak të teksteve që flasin për tradhti dhe dhimbje, Allen e mohoi këtë etiketim.

“Nuk kam nevojë për hakmarrje,” tha ajo. “Ky album është thjesht një pasqyrim i emocioneve që po përjetoja. Desha që të tingëllonte i dhimbshëm dhe tragjik, por në të njëjtën kohë fuqizues — pa u paraqitur si viktimë.”

Në 14 këngët e albumit, Allen përshkruan historinë e jetës së saj me Harbour — që nis me martesën e tyre në 2020 dhe zhvendosjen në Nju Jork, e deri tek ndarja e dhimbshme pas katër vitesh.

Në disa tekste ajo përmend një grua të quajtur “Madeline”, e cila, sipas mediave britanike, simbolizon një lidhje jashtëmartesore të aktorit. Megjithatë, këngëtarja ka sqaruar se “Madeline” është një personazh imagjinar, “një përfaqësim i të tjerëve”.

Në pjesët e mëvonshme të albumit, Allen i referohet një “burri me dy jetë” dhe pranon se marrëdhënia e tyre ishte “e hapur”.

Nga ana e tij, David Harbour është treguar i rezervuar për ndarjen. Në një intervistë për GQ Hype në prill, aktori i Black Widow tha se preferon të mos merret me thashetheme.

“Jam mbrojtës ndaj njerëzve dhe realitetit të jetës sime,” tha ai. “Nuk ka kuptim të përfshihesh në këtë formë histerie mediatike.”

 

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI