Flash

Dove Cameron dhe Damiano David fejohen pas dy vitesh lidhje

Lapsi.al 30 October 2025
Dove Cameron dhe Damiano David fejohen pas dy vitesh lidhje

Dove Cameron, duket se është fejuar me këngëtarin e grupit Måneskin, Damiano David, pas dy vitesh lidhjeje. Aktorja u fotografua në Sidnej, Australi, duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e saj, në foto të publikuara nga TMZ.

Vetëm pak ditë më parë, aktorja e njohur kishte shpërndarë një postim emocional në Instagram, duke festuar dyvjetorin e lidhjes me Damianon:

“Dy vitet më të mira të jetës sime. Qaj nga lumturia të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur me ty në të,” – shkroi ajo. Këngëtari italian iu përgjigj në koment: “Pjesa më e mirë e të qenit gjallë”.

Dove dhe Damiano u përfolën për herë të parë si çift në shtator 2023, kur ajo u pa në koncertin e grupit Måneskin në Madison Square Garden, Nju Jork. Lidhja e tyre u konfirmua zyrtarisht në shkurt 2024, kur u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të mbrëmjes gala të Clive Davis para çmimeve Grammy.

Kujtojmë që Cameron ka qenë më parë e fejuar me aktorin Ryan McCartan, me të cilin ka qenë në lidhje nga 2013 deri në 2016.

 

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI