Flash

Sia fiton betejën ligjore kundër ish bashkëshortit

Lapsi.al 30 October 2025
Sia fiton betejën ligjore kundër ish bashkëshortit

Ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Sia, Dan Bernad, ka humbur betejën ligjore për kujdestarinë e plotë të djalit të tyre, Somersault “Summi”, pas një përplasjeje të ashpër në gjykatë.

Një gjykatës i Qarkut të Los Anxhelosit refuzoi kërkesën e Bernad-it të mërkurën, duke urdhëruar çiftin që të vazhdojnë me marrëveshjen ekzistuese të kujdestarisë, të nënshkruar më 1 gusht 2025.

“Gjykata konstaton se nuk është paraqitur ndonjë urgjencë e mjaftueshme për ndërhyrje emergjente,” thuhej në dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Kjo marrëveshje e mëparshme përcakton se Sia do të mbetet prindi kryesor kujdestar i vogëlushit 1-vjeçar.

Në kërkesën e tij, Bernad – i cili është mjek onkolog – pretendoi se është “i vetmi prind i sigurt dhe i besueshëm” për fëmijën e tyre, duke akuzuar Sia se është një “rrezik serioz dhe i menjëhershëm” për djalin.

“Sia është një prind i papërshtatshëm, që përballet me abuzim me substanca dhe varësi, gjë që e bën të paaftë të kujdeset në mënyrë të qëndrueshme për Summi-n,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.

Bernad kërkoi gjithashtu që Sia t’i nënshtrohej testeve të rregullta të drogës dhe që takimet e saj me djalin të ishin të monitoruara profesionalisht, vetëm tre herë në javë për dy orë.

Autorja e hiteve si “Chandelier” reagoi ashpër, duke i quajtur akuzat e tij “një përpjekje për ta kthyer në armë periudhën time të varësisë”.

Sia deklaroi se është e pastër prej gjashtë muajsh dhe ka qenë gjithmonë e gatshme për testime të rregullta, ndërsa akuzoi Bernad-in se ai vetë nuk i është nënshtruar testimeve të kërkuara.

Ajo shtoi se arsyeja pse Bernad ka të drejtë vetëm për takime të kufizuara me djalin është sepse ai ishte nën hetim nga LAPD dhe Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë për përmbajtje të dyshuar pornografie fëmijësh në kompjuterin e tij – hetim që më vonë është mbyllur pa rezultat përfundimtar.

Bernad, nga ana e tij, mohoi akuzat dhe pretendoi se Sia kishte sajuar provat për t’i kufizuar atij të drejtat e kujdestarisë.

 

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI