Flash

Kourtney Kardashian flet për bashkëprindërimin me Scott Disick

Lapsi.al 31 October 2025
Kourtney Kardashian flet për bashkëprindërimin me Scott Disick

Në episodin më të fundit të serialit “The Kardashians”, Kourtney Kardashian Barker ka bërë një koment të rrallë për mënyrën si ajo dhe ish-partneri i saj, Scott Disick, arrijnë të bashkëprindërojnë fëmijët e tyre.

Gjatë xhirimeve për fushatën e markës së saj Lemme, ku ajo bashkëpunoi me modelen Julia Fox, Kourtney, 46 vjeç, foli për jetën familjare dhe dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë.

Fox, e cila ka një djalë me ish-bashkëshortin e saj, i tha: “Dua aq shumë të kem edhe një fëmijë, por s’e di me kë.”

Kourtney iu përgjigj me sinqeritet: “Prit momentin e duhur. E mendoj shpesh, sepse të kesh prindërit bashkë është ëndërr. Por është në rregull, shumë njerëz e bëjnë edhe të ndarë.”

Më vonë, në një rrëfim për kamerën, themeluesja e Lemme foli për marrëdhënien e saj me Scott Disick, me të cilin ndan tre fëmijë: Mason (15), Penelope (12) dhe Reign (10).

“Me bashkëprindërimin gjithmonë përpiqesh të jesh korrekt, të qëndrosh në të njëjtën linjë me tjetrin. Nuk është e lehtë,” – tha Kourtney.

Në një episod të mëparshëm, Scott Disick i kishte treguar Khloé Kardashian se po mendonte të largohej nga Los Angeles për t’u rikthyer në New York, pasi ndjehej i izoluar në komunitetin e tyre të mbyllur në Hidden Hills.

“Kam menduar për një kohë… Kalifornia është bërë e çmendur, zjarret ishin të frikshme. Mendoj se do të kthehem në New York,” – i tha ai Khloé-s.

Kur ajo e pyeti për fëmijët, Disick tha se Mason do të mund të shkonte me të dhe do të ndiqte shkollën në një zonë private të Manhattan-it, ndërsa Penelope dhe Reign do t’i vizitonte rregullisht.

Kourtney aktualisht është e martuar me Travis Barker, me të cilin ka një djalë, Rocky Thirteen, 23 muajsh.

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI