Flash

Chloë Grace Moretz martohet me modelen pas 7 vitesh lidhjeje

Lapsi.al 2 September 2025
Chloë Grace Moretz martohet me modelen pas 7 vitesh lidhjeje

Aktorja e njohur e filmit “Kick-Ass”, Chloë Grace Moretz ka kurorëzuar dashurinë me partneren e saj, modelen Kate Harrison l gjatë fundjavës së festës së Labor Day në SHBA.

Ceremonia, e konfirmuar nga Vogue, u mbajt pas shtatë vitesh lidhjeje.

Moretz zgjodhi një fustan sateni në ngjyrë blu  të Louis Vuitton, ndërsa Harrison u shfaq në të bardha.

“Një pjesë e madhe e dasmës ka të bëjë me ndarjen e gjërave që Kate dhe unë i duam me njerëzit tanë më të afërt,” – tha Moretz për Vogue para ceremonisë.

Dasma pati edhe elementë unikë: nga peshkimi dhe kalërimi, tek pokeri me një tapet të personalizuar nga Harrison, ndërsa dita e dytë përfshinte line dancing.

Aktorja pranoi se që fëmijë nuk e kishte menduar kurrë veten me një fustan tradicional nusërie, ndaj zgjodhi diçka ndryshe: një vello blu të lehtë dhe një pamje elegante e jo tipike.

Chloë dhe Kate u lidhën për herë të parë në vitin 2018, kur u fotografuan duke u puthur në Malibu. Ata shpallën fejesën në prag të Vitit të Ri 2024 me një foto të unazave të tyre.

“Ne kemi qenë bashkë gati shtatë vite dhe tani po e bëjmë këtë premtim në një formë të re, duke shkëmbyer betime,” – tha Moretz. – “Më e rëndësishmja është të zgjedhësh çdo ditë të qëndrosh pranë njëri-tjetrit.”

 

Të këshilluara

Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lauren Jauregui, Normani, Dinah Jane dhe Ally Brooke i surprizuan fansat gjatë koncertit të Jonas Brothers – JONAS20: Greetings from Your Hometown Tour, që u mb...

19:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI