Flash

Gordon Ramsay zbulon operacionin për kancerin e lëkurës

Lapsi.al 31 August 2025
Gordon Ramsay zbulon operacionin për kancerin e lëkurës

Gordon Ramsay, ka zbuluar se së fundmi ka kaluar një operacion për heqjen e një forme të kancerit të lëkurës.

Në një postim në Instagram të shtunën, 58-vjeçari ndau me ndjekësit e tij disa foto pas ndërhyrjes, duke treguar edhe shenjën e operacionit në fytyrë.

“Jam shumë mirënjohës për ekipin fantastik të The Skin Associates dhe reagimin e tyre të shpejtë në heqjen e këtij Basal Cell Carcinoma. Faleminderit!” – shkroi ai në përshkrim.

Një nga fotot tregonte profilin  të fytyrës së tij, me një fashë të madhe të vendosur pas operacionit. Në një tjetër foto, shihej qartë një shenjë me qepje pranë veshit.

Ramsay  shtoi në fund të postimit:

“Ju lutem, mos harroni kremin kundër diellit këtë fundjavë. Dhe jo, nuk është ‘facelift’ – po të ishte, do kërkoja rimbursim! ”

[embed]https://www.instagram.com/p/DN-LpjmDKaF/[/embed]

Ky nuk është rasti i parë kur Ramsay përballet me probleme serioze shëndetësore. Në qershor të vitit 2024, ai u përfshi në një aksident të rrezikshëm me biçikletë në Connecticut.

Shefi i “MasterChef” ndau një foto tronditëse me një mavijosje masive në pjesën e bustit, duke shpjeguar se kishte shpëtuar për mrekulli.

“Jam me fat që jam gjallë,” – shkroi ai në atë kohë, duke shtuar:

“Gjithmonë vendosni helmetën, s’ka rëndësi sa e shkurtër është rruga.”

 

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI