Flash

Ellen DeGeneres përballet me akuza të reja pesë vite pas skandalit

Lapsi.al 28 August 2025
Ellen DeGeneres përballet me akuza të reja pesë vite pas

Pesë vite pas skandalit të famshëm për sjellje toksike në vendin e punës, janë zbuluar pretendime të reja ndaj Ellen DeGeneres.

Një ish-kameraman i emisionit “The Ellen DeGeneres Show” ka rrëfyer për Daily Mail se moderatorja nuk i duronte punonjësit meshkuj dhe ishte veçanërisht e acaruar kur ata ndërvepronin me bashkëshorten e saj, Portia de Rossi.

Sipas ish-punonjësit, DeGeneres “nuk e pëlqente meshkujt” dhe gjatë një sezoni të vetëm, ajo kishte ndërruar deri në nëntë menaxherë skene.

“Vetëm shpresoje të mos ishe ulur afër bashkëshortes së saj, që të mos të të vinte re,” tha ai, duke shtuar se shumë punonjës kishin frikë të flisnin me Portia-n, edhe pse ajo ishte gjithmonë miqësore me stafin.

Ai përshkroi një shikim të ftohtë që moderatorja përdorte ndaj stafit – të cilin e quajti “shikimi i Ellen-it” – duke e krahasuar me “një mbretëreshë që po kërkon viktimën e radhës për ekzekutim”. “Ka qenë e tmerrshme,” u shpreh ai.

Kameramani pretendon gjithashtu se DeGeneres ka pasur një konflikt me kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay, pasi ky i fundit e kritikoi gjatë një emisioni për përdorimin e mishit të prishur gjatë një demonstrimi gatimi. “S’i pëlqeu aspak dhe tha të mos e ftojnë më kurrë në emision,” tha burimi.

Pretendimi më tronditës lidhet me një producent të lartë të emisionit, i cili sipas kameramanit, u detyrua të shtyjë një operacion jetik të fëmijës së tij – transplant palce kockore – vetëm që të përmbushte kërkesat e emisionit gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Ende nuk dihet nëse Ellen ishte e vetëdijshme për këtë ngjarje.

Kur akuzat për ambient toksik dolën për herë të parë në vitin 2020, DeGeneres kërkoi falje publikisht:

“Kam mësuar se gjërat që ndodhën këtu që nuk duhej të kishin ndodhur. Më vjen shumë keq për ata që janë prekur,” u shpreh ajo në emision.

Pas kësaj, shumë ndryshime u bënë në staf, por kritikat nuk ndaluan. Në vitin 2022, “The Ellen Show” u mbyll përfundimisht dhe që prej atëherë, Ellen është zhvendosur në Angli. Në një stand-up special vitin e kaluar, ajo e quajti skandalin “të orkestruar”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI