Flash

Ish-bashkëpunëtori i Ellen shpërthen: “Ishte toksike"

Lapsi.al 27 August 2025
Ish-bashkëpunëtori i Ellen shpërthen: “Ishte toksike"

Greg Fitzsimmons ka ndarë detaje të pazakonta nga koha kur punonte për Ellen DeGeneres, duke e quajtur përvojën në “The Ellen DeGeneres Show” si sfiduese dhe shpesh toksike.

Fitzsimmons ishte pjesë e stafit për dy sezonet e para të emisionit që nisi në vitin 2003. Gjatë një interviste në podkastin “We Might Be Drunk”, ai tregoi hapur: “Ajo ishte e ashpër".

 

Pasi emisioni fitoi disa çmime Emmy, sipas Fitzsimmons, gjërat u përkeqësuan: “Kur u kthye në majë, u bë edhe më e keqe. Nëse nuk sugjeroje diçka që i pëlqente, të shihte sikur i kishe vrarë qenin.”

Ai përshkruan një ambient ku njerëzit ndiheshin të përjashtuar dhe të frikësuar: “Ishte një proces i shtyrjes së njerëzve jashtë rrethit të saj. Dhe ti doje të ishe brenda atij rrethi.”

Pas përfundimit të “The Ellen DeGeneres Show” në vitin 2022, që u mbyll mes akuzash për një ambient toksik pune, DeGeneres është tërhequr nga skena. Ajo dhe bashkëshortja e saj, Portia de Rossi, janë shpërngulur në Angli pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në një intervistë të fundit në BBC, Ellen u shpreh: “Më mungon shfaqja. Do e bëja sërish, por njerëzit sot janë të shpërqendruar, gjithçka ndodh në telefona.” Megjithatë, ajo shtoi me ironi: “I dua pulat e mia, por jam paksa e mërzitur.”

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI