Flash

Lil Nas X përballet me akuza penale pas incidentit

Lapsi.al 25 August 2025
Lil Nas X përballet me akuza penale pas incidentit

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë Montero Hill, është vënë nën akuzë për katër krime të rënda pasi dyshohet se ka sulmuar dhe plagosur disa oficerë policie gjatë arrestimit të tij në Los Angeles të enjten e kaluar.

Sipas burimeve të TMZ, ylli i hitit "Old Town Road" akuzohet për: sulm me lëndim ndaj një oficeri policie, kundërshtim të një oficeri ekzekutiv dhhe dy akuza të tjera të rënda të lidhura me dhunën gjatë arrestimit.

Ngjarja ndodhi në Ventura Blvd., në San Fernando Valley, ku Hill u pa duke ecur vetëm me një palë të brendshme  dhe çizme kauboji. Kur oficerët u përpoqën ta ndalonin, ai sulmoi brutalisht të paktën tre prej tyre, madje thuhet se goditi një prej tyre dy herë në fytyrë.

Pas incidentit, Hill u arrestua dhe më pas u dërgua në spital për një mbidozë të dyshuar, sipas burimeve. Ai më pas u mbajt në paraburgim gjatë fundjavës dhe u paraqit para gjykatës të hënën në mëngjes së bashku me avokaten e tij, Christy O’Connor.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa muaj pasi Lil Nas X kishte folur publikisht për vështirësitë që kishte përjetuar në vitet e fundit. Në një video mesazh në shkurt, ai kishte rrëfyer:

"Tani po arrij në një pikë ku ndjej besim tek vetja dhe ajo që po bëj, dhe po përpiqem të sigurohem që t’i jap qëllim muzikës sime, vizionit dhe gjithë kreativitetit tim.”

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”. Burime për revistën People k...

19:15

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI