Flash

Kelly Clarkson shfaqet në publik pas vdekjes së producentit

Lapsi.al 24 August 2025
Kelly Clarkson shfaqet në publik pas vdekjes së producentit

Kelly Clarkson është parë për herë të parë në publik që nga vdekja e ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock, gjatë një daljeje  në aeroportin LAX.

Në fotografitë që janë siguruar nga Page Six, fituesja e "American Idol" është parë me veshje të zezë, ndërsa mbërriti në aeroport me motrën e saj Alyssa dhe fëmijët, River, 11 vjeç dhe Remington, 9 vjeç.

Kjo ishte hera e parë që Kelly ishte parë në publik që nga lajmi  për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock, në moshën 47 vjeçare më 7 gusht, pas një beteje private të gjatë me melanomën.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Brandon Blackstock ka ndërruar jetë,” tha një përfaqësues i familjes për Page Six. “Brandon luftoi me guxim kundër kancerit për më shumë se tre vjet. Ai u nda nga jeta në mënyrë paqësore dhe ishte i rrethuar nga familja. Falenderojmë të gjithë për lutjet dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë.”

Kellly nuk ishte parë në publik që nga momenti kur ajo njoftoi në Instagram se do të anulonte shfaqjet e saj të planifikuara në Las Vegas, për herë të dytë, për shkak të sëmundjes së Brandon.

“Edhe pse zakonisht e mbaj jetën time private, këtë vit babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe në këtë moment duhet të jem plotësisht e pranishme për ta,” shkruante ajo, pak më pak se 24 orë para vdekjes së Brandon.

Sipas burimeve, artistja është ndjerë në faj pas vdekjes së Brandon për shkak të divorci të vështirë që ata kaluan dhe pasojave që ai mund të ketë pasur në shëndetin e tij.

“Kelly është e vetëdijshme për thashethemet që thonë se stresi mund të ndikojë në trup dhe ta bëjë dikë më të ndjeshëm ndaj kancerit,” tha një burim për Daily Mail. “Edhe pse mund të jetë një rastësi, ajo e di sa shumë tensioni i divorci dhe proceset ligjore e kanë lodhur Brandon.”

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007. “Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk ...

15:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI