Flash

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Lapsi.al 21 August 2025
Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007.

“Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk duhet të luajë James Bond,” – tha aktori 36-vjeçar për The Hollywood Reporter gjatë një interviste me Eli Manning.

“Unë dhe familja ime bëjmë shaka, mund të jem Jimmy Bond, por jo James Bond. Ai rol i takon një britaniku të vërtetë. Vetëm ai mund ta mbajë atë smoking,” – shtoi Powell.

Prej kohësh emri i tij është përmendur si një ndër pasuesit e mundshëm të Daniel Craig, por në listë vazhdojnë të jenë  aktorë britanikë si Aaron Taylor-Johnson, Henry Cavill, Theo James, Regé-Jean Page, Harris Dickinson dhe Kingsley Ben-Adir.

Ndërkohë, në qershor u konfirmua se regjisori i “Dune”, Denis Villeneuve, do të drejtojë filmin e ri të agjentit sekret më të famshëm në botë. “Jam një fans i madh i Bond. Ky është një nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe,” – deklaroi ai.

Nga ana tjetër, disa aktorë të njohur si Taron Egerton dhe Idris Elba kanë refuzuar hapur idenë e rolit. Egerton tha se është “shumë i çrregullt” për Bond, ndërsa Elba u tërhoq pas polemikave racore që shoqëruan emrin e tij në garë.

Daniel Craig, i cili i dha fund aventurës me “No Time to Die” në vitin 2021, është treguar indiferent: “Nuk më intereson kush do ta luajë më pas,” – tha ai.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI