Flash

Julia Fox: Pendohem për ndërhyrjet estetike që bëra për meshkujt

Lapsi.al 20 August 2025
Julia Fox: Pendohem për ndërhyrjet estetike që bëra për

Julia Fox, ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë në të kaluarën, duke pranuar se shumë prej tyre i bëri vetëm për të përmbushur pritshmëritë e meshkujve.

35-vjeçarja tregoi për Allure se filloi të bënte botoks dhe mbushës që në moshën 21-vjeçare. Ajo ka pranuar gjithashtu se ka kryer rinoplastikë, liposuksion dhe ka vendosur faseta dentare.

“Kur shoh dikë që nuk ka bërë asgjë, dua të kthehem pas në kohë. U fiksova pas idesë se duhej të isha për bukur për meshkujt që të mbijetoja,” u shpreh Fox.

Megjithatë, aktorja nuk e përjashtoi mundësinë që të bëjë sërish ndërhyrje në të ardhmen. “Ndoshta po, por tani nuk jam më aq e fiksuar pas kësaj,” tha ajo.

Fox foli edhe për frikën nga plakja:

“Ky është shqetësimi im më i madh. Ka momente kur ndihem e lodhur, e zhgënjyer… Kur je e re dhe e bukur, ky është identiteti yt. Pastaj thua: duhet të mbetem e re dhe e bukur.”

Ajo shtoi se tani po përpiqet të pranojë ndryshimet: “Pyetja është: do të ndjek gjithmonë pamjen që kisha dikur apo do  të zbuloj çfarë më pret më tej? Dua të shoh kush do të jem.”

Julia Fox është nënë e një djali 4-vjeçar, Valentino. Kohët e fundit, ajo ka lavdëruar yje si Kylie Jenner dhe Kristin Cavallari për transparencën e tyre në lidhje me operacionet plastike, duke theksuar se fshehja e tyre krijon standarde të rreme për vajzat e reja.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI