Flash

Aubrey Plaza flet për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit

Lapsi.al 19 August 2025
Aubrey Plaza flet për herë të parë pas humbjes së

Aubrey Plaza ka rrëfyer për herë të parë dhimbjen që po përjeton pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj, Jeff Baena.

Në një episod të ri të podcast-it “Good Hang” të drejtuar nga Amy Poehler, mikja dhe kolegia e saj nga seriali i famshëm “Parks and Recreation”, Plaza pranoi se po kalon një periudhë të vështirë, por është mirënjohëse që ende po funksionon dhe po ecën përpara.

“Në këtë moment, ndihem e lumtur që jam me ty,” tha aktorja 41-vjeçare, duke shtuar: “Në përgjithësi, jam këtu dhe po funksionoj.”

Plaza e përshkroi dhimbjen si një ndjenjë të vazhdueshme dhe të fuqishme, duke e krahasuar me filmin “The Gorge”, ku dy snajperë ruajnë një humnerë pa e ditur se çfarë ndodhet brenda.

“Kështu ndihet dhimbja ime... si një oqean i tmerrshëm që është gjithmonë aty. Ndonjëherë dua të zhytem në të, ndonjëherë vetëm e vështroj, ndonjëherë përpiqem t’i largohem, por gjithmonë është aty,” shpjegoi ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se ajo dhe Baena ishin ndarë disa muaj para vdekjes së tij. Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Los Angeles-it, çifti ishte ndarë në shtator 2024, kur Plaza u shpërngul në Nju Jork.

Aubrey Plaza dhe Jeff Baena nisën lidhjen në vitin 2011 dhe u martuan në mënyrë spontane gjatë karantinës për pandeminë, duke veshur pizhamet e tyre me ngjyra "tie-dye" në përvjetorin e 10-të të lidhjes së tyre.

Pas ndarjes tragjike, familja e Jeff Baena dhe vetë Aubrey lëshuan një deklaratë të përbashkët:

“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme. Jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që na kanë dhënë mbështetje. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI