Flash

Sean Kingston dënohet me 3.5 vite burg për mashtrim 

Lapsi.al 15 August 2025
Sean Kingston dënohet me 3.5 vite burg për mashtrim 

Reperi i njohur Sean Kingston është dënuar me tre vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për një skemë mashtrimi prej 1 milion dollarësh në jug të Floridës.

Kingston, emri i vërtetë i të cilit është Kisean Paul Anderson, dhe nëna e tij Janice Eleanor Turner, u shpallën fajtorë në mars nga një juri federale për konspiracion për mashtrim financiar dhe katër akuza për mashtrim me anë të transferimeve bankare.

Ndërsa nëna e reperit u dënua muajin e kaluar me pesë vite burg, gjyqtari amerikan David Leibowitz dha dënimin për Kingston këtë të premte dhe urdhëroi që ai të merrej menjëherë në paraburgim. Pas përfundimit të dënimit, Kingston do të qëndrojë edhe tre vite nën mbikëqyrje.

Sipas dokumenteve gjyqësore, nga prilli 2023 deri në mars 2024, Kingston përdorte rrjetet sociale për të organizuar blerjen e mallrave luksoze. Ai i ftonte shitësit në shtëpinë e tij me qira në zonën e pasur të Fort Lauderdale dhe u premtonte se do i promovonte produktet e tyre në rrjetet sociale.

Por kur vinte momenti për pagesë, Kingston ose nëna e tij u dërgonin shitësve dokumente të rreme të transfertave bankare, që nuk realizoheshin kurrë. Pasi pagesat nuk mbërrinin, viktimat përpiqeshin të kontaktonin reperin dhe nënën e tij, por shumica e rasteve mbeteshin pa zgjidhje, përveçse kur ata i drejtoheshin gjykatës apo policisë.

Kingston, 35 vjeç, dhe nëna e tij u arrestuan në maj 2024 pas një aksioni SWAT në vilën e tij me qira në Florida. Nëna e tij u ndalua gjatë bastisjes, ndërsa reperi u arrestua më vonë në bazën ushtarake Fort Irwin në Kaliforni, ku ndodhej për të performuar.

Këngëtari i njohur ndërkombëtarisht u bë i famshëm në moshën 17-vjeçare me hitin “Beautiful Girls” në vitin 2007. Ai më pas publikoi këngë të tjera të suksesshme si “Take You There” dhe “Fire Burning”.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI