Flash

Pete Davidson: U ndjeva i turpëruar pas lidhjes me Ariana-n

Lapsi.al 14 August 2025
Pete Davidson: U ndjeva i turpëruar pas lidhjes me Ariana-n

Pete Davidson, ka folur hapur për ndjesitë e tij në lidhje me vëmendjen publike që mori pas lidhjes me Ariana Grande.

Në një intervistë të dhënë më 31 gusht në emisionin The Breakfast Club, Davidson, u shpreh se nuk ndihej rehat me mënyrën se si u paraqit nga mediat gjatë viteve të tij të hershme në Saturday Night Live.

"Padashje bëra një gjë trendi, tabloide," tha Davidson përballë Charlamagne Tha God.

"Por në të njëjtën kohë, u ndjeva i turpëruar... sepse askush nuk fliste për punën time. Thjesht thoshin: 'Ja ai tipi për se*s.' Dhe kjo më lëndoi shumë."

Davidson tregoi se edhe miqtë, familjarët dhe ekipi i SNL e kishin vënë re sa i mërzitur dhe i turpëruar ndihej nga gjithë kjo vëmendje. “ Po ndihesha sikur të gjithë shikonin vetëm jetën time personale, jo talentin tim."

Charlamagne u shpreh i habitur nga kjo ndjenjë e Davidson, duke thënë me humor:"Ti kishe lidhje me shumë vajza të bukura."

Davidson qeshi, por më pas tha seriozisht:

"Në letër tingëllon mirë, por është turpëruese... Është Hollywood-i. Të gjithë flenë me të gjithë. Pse po fokusohen te unë?" – dhe shtoi se nuk është "i bukur si Glen Powell", ndaj mendon se për këtë bëri bujë.

"Jam thjesht një djalë që bën shaka për se*sin dhe që ka qenë i varur nga drogërat," u shpreh me ironi.

Davidson theksoi se nuk dëshiron të paraqitet si viktimë, por se nëse do të ndodhte kjo gjë me një vajzë, do të kishte protesta:

"Nëse do të ishte një vajzë në vendin tim, do të kishte një marshim. Seriozisht. Gjithë kohën flasin për pe*isin tim."

Kur u pyet se nga e kishte zanafillën termi "Big D--- Energy", Davidson tha:

"Mendoj se nisi kur fillova të takoja dikë që njerëzit mendonin se ishte 'jashtë ligës sime'. Mendoj se ishte The New York Times që e përmendi për herë të parë, pastaj dikush tjetër e konfirmoi."

Komediani është aktualisht në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën e tij, modelen Elsie Hewitt.

Ai tha se dëshiron të tregojë vetëm pjesë të caktuara të karrierës së tij te fëmija në të ardhmen – jo gjithçka që është thënë për të.

"Jam lodhur që karriera ime lidhet vetëm me jetën time personale. Të jetosh në këtë realitet është disi traumatik. Jo për të u viktimizuar, por është e vështirë," përfundoi ai.

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Tr...

14:29

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI