Flash

Përplasje mes motrave Kardashian – Kourtney drejt largimit

Lapsi.al 12 August 2025
Përplasje mes motrave Kardashian – Kourtney drejt largimit

Kourtney Kardashian raportohet se ka kërcënuar të largohet nga perandoria televizive e familjes së saj, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Kim Kardashian.

Një burim për Radar Online tha se 46-vjeçarja është e pasigurt për të ardhmen e saj në reality show-n "The Kardashians", dhe është shumë pranë një largimi përfundimtar. Ajo thuhet se dëshiron të fokusohet më shumë tek familja e saj dhe të kalojë kohë me fëmijët dhe bashkëshortin Travis Barker.

“Kourtney është distancuar prej kohësh. Dhe tani është më e lumtur se kurrë. Ajo mendon se loja e famës ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk do të jetë më pjesë e këtij cirku,” – tha burimi.

Edhe pse Kim ka mohuar zërat për një përçarje në familje, një tjetër burim pranë tyre konfirmoi për Radar Online se themeluesja e SKIMS është shumë e irrituar me motrën e saj, pasi Kourtney po përfiton financiarisht nga fama e familjes përmes brendeve të saj, Poosh dhe Lemme, ndërkohë që po distancohet nga emisioni.

“Kim nuk e kupton mentalitetin e Kourtney-t dhe e konsideron si snobe. Në fund të fundit, Kourtney u bë e pasur dhe e njohur falë Keeping Up with the Kardashians. Kim i kujton gjithmonë se pa mbiemrin Kardashian, asnjë nga brendet e saj nuk do të kishte sukses,” – shtoi burimi.

“Kim e merr shumicën e meritës për suksesin e familjes dhe e konsideron Kourtney-n si hipokrite. Ato përplasen vazhdimisht për këtë çështje".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI