Flash

Jennifer Aniston: Historia me Brad dhe Angelina më la me trauma

Lapsi.al 11 August 2025
Jennifer Aniston: Historia me Brad dhe Angelina më la me trauma

Jennifer Aniston ka folur rreth "trekëndëshit të dashurisë" që përfshinte ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, dhe Angelina Jolie – një nga historitë më të përfolura të viteve 2000.

Në një profil të ri të publikuar nga Vanity Fair, aktorja e “Friends” pranoi se ajo periudhë ishte jashtëzakonisht e vështirë emocionalisht për të. “Ishte një kohë shumë e vështirë... Gazetaria në atë periudhë ndjehej më shumë si një sport,” u shpreh ajo.

Aniston, 56 vjeçe, dhe Pitt, 61, ishin të martuar nga viti 2000 deri në 2005. Më pas, Pitt u njoh me Jolie gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith, dhe nisën lidhjen menjëherë pas ndarjes së tij me Aniston.

Duke reflektuar mbi vëmendjen mediatike të asaj kohe, Aniston pranoi se edhe sot ka traumë nga ajo përvojë.

“Ka padyshim një lloj traume që të gjithë kemi. Prandaj këto intervista më trembin... një fjali e vetme sot mund të keqinterpretohet menjëherë.”

Aktorja shtoi se ndonëse nuk kishte forcë të mjaftueshme për të mos u ndikuar nga tabloidet, u përpoq të qëndronte e fortë:

“Ishte turp që ndodhi, por ndodhi. Dhe, o Zot, sa personalisht e mora atë,” tha ajo. “Vetëm ngrihu dhe vazhdo, vajzë.”

Pas ndarjes me Pitt, aktorja u përball për vite me radhë me spekulime rreth jetës së saj sentimentale dhe nëse ajo dëshironte apo jo të bëhej nënë. “Ishte si telenovelë për njerëzit. Nëse nuk kishin serialet e tyre, kishin gazetat rozë,” u shpreh Jennifer.

Në intervista të mëvonshme, Aniston ka pranuar se spekulimet për shtatzëninë dhe karrierën e saj ishin “shumë të dhimbshme dhe të pamëshirshme.” Në vitin 2022, ajo zbuloi për herë të parë se kishte pasur përpjekje të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë përmes fertilizimit in vitro (IVF).

Brad dhe Angelina qëndruan bashkë deri në vitin 2016, kur Jolie kërkoi divorcin pas një incidenti të dyshuar në avion. Çifti kaloi pothuajse një dekadë në beteja gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve dhe ndarjen e pasurive. Ata përfundimisht arritën një marrëveshje më 30 dhjetor 2024.

Aniston, ndërkohë, u martua me Justin Theroux në vitin 2015, por çifti u nda në 2018.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI