Flash

Chad Michael Murray flet për eksperiencën e frikshme shëndetësore

Lapsi.al 10 August 2025
Chad Michael Murray flet për eksperiencën e frikshme

Chad Michael Murray, ka zbuluar detaje tronditëse nga një përvojë e rrezikshme  që ka kaluar në adoleshencë.

I ftuar në podcastin “Great Company”, 43-vjeçari tregoi se në moshën 15-vjeçare kishte kaluar dy muaj e gjysmë në spital për shkak të një problemi serioz shëndetësor.

“Isha 15 vjeç. Zorrët më ishin përdredhur dhe u shtrova në spital për më shumë se dy muaj. Ishte një periudhë shumë e vështirë,” tha aktori i filmit “Freakier Friday”.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Murray pësoi gjakderdhje të brendshme të rëndë. “Humba 50 për qind të gjakut. Isha në shtratin e vdekjes,” tha ai.

Ai rrëfeu se kishte qenë në gjendje të fikti për pjesën më të madhe të kohës, por mban mend imazhe të turbullta dhe momente të forta emocionale. “Më kujtohet babai im, më i dobët se kurrë më parë, dhe një prift në fund të shtratit. Po flisnin për ritin e fundit,” tha aktori.

Një transfuzion gjaku i shpëtoi jetën, por sfidat nuk përfunduan aty. Trupi i tij filloi të reagonte keq, dhe organet filluan të dështojnë. Ai iu nënshtrua një operacioni të dytë për të pastruar mpiksjet e gjakut që ishin grumbulluar rreth organeve.

Pavarësisht vuajtjes, kjo periudhë e vështirë e udhëhoqi drejt një rruge të re në jetë. Në spital, ai njohu një infermiere me emrin Alana, e cila gjithashtu punonte si modele. Ishte ajo që e inkurajoi të ndiqte rrugën e modelimit dhe më pas të aktrimit.

“Kur dola nga spitali, pesha ime kishte rënë nga 180 në 118 paund (rreth 54 kg). Ishte e frikshme — nuk e njihja më veten në pasqyrë,” tregoi Murray.

Aktori, i njohur për rolet në “One Tree Hill”, “Cinderella Story” dhe “House of Wax”, tha se kjo eksperiencë i forcoi besimin në Zot dhe e afroi me të atin.

“Fillova marrëdhënien time me Zotin dhe u afruam shumë me babain. Jam thellësisht mirënjohës për gjithçka që kam kaluar,” përfundoi ai.

Të këshilluara

MGK flet për ndarjen nga Megan Fox

MGK (Machine Gun Kelly), më në fund ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me aktoren Megan Fox dpërmes këngës  “Treading Water”, pjesë e albumit të tij të ri “...

18:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI