Flash

Zbulohet aryeja pse Matthew McConaughey humbi rolin në “Titanic”

Lapsi.al 7 August 2025
Zbulohet aryeja pse Matthew McConaughey humbi rolin në

Aktori i njohur Matthew McConaughey ishte shumë pranë që të luante rolin legjendar të Jack Dawson në filmin e vitit 1997 “Titanic”, por e humbi mundësinë për shkak të theksit të tij jugor, sipas kujtimeve të producentit të ndjerë Jon Landau.

Në librin autobiografik “The Bigger Picture”, i publikuar pas vdekjes së Landau, ai zbulon se Kate Winslet – që tashmë ishte zgjedhur për rolin e Rose – ishte shumë e impresionuar nga McConaughey, duke thënë se “ishte e tërhequr nga prania dhe sharmi i tij”. Por regjisori James Cameron nuk u bind.

Sipas librit, Cameron i tha McConaughey-t gjatë audicionit: “Shumë mirë, tani le ta provojmë ndryshe.” Ndërsa McConaughey, i lindur në Teksas, iu përgjigj: “Jo. Ishte mjaft mirë. Faleminderit.” Kjo deklaratë, sipas Landau, i mbylli derën aktorit.

Në fund, roli i Jack Dawson shkoi për Leonardo DiCaprion, i cili së bashku me Winslet krijoi një nga historitë më ikonike të dashurisë në kinematografi.

McConaughey vetë ka folur për këtë episod në vitin 2021, duke treguar në një podcast se kishte besim se do ta fitonte rolin: “Më thanë që shkoi shumë mirë. M’u duk se e fitova rlin. Por nuk ndodhi.”

Ai gjithashtu ka mohuar thashethemet që ai kishte refuzuar rolin: “Unë e pyeta James Cameronin vetë. Nuk më është ofruar kurrë ai rol.”

Pas kësaj, ai vazhdoi karrierën me sukses të madh në Hollywood, kryesisht në komedi romantike si “How to Lose a Guy in 10 Days” dhe “The Wedding Planner”. Më vonë, aktori vendosi të zhvendosej përfundimisht në Teksas me bashkëshorten Camila Alves dhe tre fëmijët e tyre, duke u larguar nga jeta tipike hollivudiane.

Në një intervistë të fundit, ai shpjegoi vendimin për t’u larguar nga Kalifornia: “Jo-të janë më të rëndësishme se Po-të kur ke sukses. Është e lehtë të thuash Po për shumë gjëra, por pastaj mbetesh duke bërë gjëra që s’të përmbushin.”.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI