Flash

Lizzo rrëfen betejën me peshën: “S’më vjen turp nga asgjë”

Lapsi.al 6 August 2025
Lizzo rrëfen betejën me peshën: “S’më vjen turp

Lizzo, ka folur për transformimin e saj fizik dhe ka ndarë qëndrimin e saj të fuqishëm ndaj ndryshimeve trupore dhe komenteve nga publiku.

Në një intervistë për Women’s Health, artistja tha:

“Më pëlqen si dukem tani. Ende vesh rroba plus-size. Kam të njëjtat rrudha, të njëjtin bark, të njëjtat kofshë – thjesht jam një version më i vogël i vetes.”

Lizzo pranoi se transformimi i saj është proces në vazhdim, duke shtuar:

“Është në rregull të humbasësh peshë. Është në rregull të shtosh peshë pas humbjes. Ajo që nuk do të bëni është të më turpëroni nëse trupi im ndryshon përsëri.”

Pas spekulimeve në rrjet për përdorimin e ilaçit për dobësim Ozempic apo operacioneve plastike, Lizzo i mohoi kategorikisht, por theksoi se nuk duhet të ketë turp për ata që zgjedhin këto rrugë.

“Edhe sikur ta kisha bërë me Ozempic apo kirurgji, do të isha po aq krenare. Sepse kjo punë është e vështirë. Të ekzistosh në një trup të madh nuk është e lehtë.”

Ajo tregoi se e ka provuar për pak kohë Ozempic, por e ndërpreu sepse nuk i dha rezultatet që priste. Në podcast-in “Just Trish”, tha:

“Ozempic funksionon sepse të bën të hash më pak. Por nëse mund ta bësh këtë vetë me disiplinë, është njësoj.”

Në një postim të fundit në Instagram, Lizzo reagoi ndaj mediave që spekulonin për përdorimin e barnave, duke treguar “të vërtetën”:

“Ushtrohem 3 herë në javë, bëj sauna dhe kardio çdo ditë,  kam punësuar një kuzhinier që më ndihmon të ndjek dietën, nuk pi më Starbucks të ëmbla, as pije me sheqer dhe as patatina... Madje ndalova dhe alkoolin për një kohë të gjatë (por tani po pi pak sepse e kam fituar këtë të drejtë!).”

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI