Flash

Aktorja Christina Applegate shtrohet në spital

Lapsi.al 6 August 2025
Aktorja Christina Applegate shtrohet  në spital

Aktorja e njohur Christina Applegate ka zbuluar se është shtruar në spital pas një infeksioni serioz në veshk. Kjo ndodhi ndërsa ajo vazhdon të përballet me sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë, e diagnostikuar që në vitin 2021.

Në episodin më të fundit të podcast-it të saj “MeSsy”, që ajo e drejton së bashku me aktoren Jamie-Lynn Sigler (e cila gjithashtu vuan nga MS), Applegate tregoi nga shtrati i spitalit në Los Anxhelos se fillimisht e kishte ndier dhimbjen gjatë një vizite në Evropë.

“Po bërtisja nga dhimbjet, mendova se më kishte plasur apandesiti,” tregoi ajo, duke shtuar se pas një fluturimi të gjatë për në shtëpi, shkoi menjëherë në spital për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Aktorja e serialit “Dead to Me” kërkoi të shtrohej menjëherë në spital dhe i kërkoi mjekëve të bëheshin të gjitha analizat e mundshme: “Dua përgjigje. Dua çdo test që ekziston, edhe ato që nuk keni menduar ende.”

Një skanim i urgjencës (CT) në orën 2 të mëngjesit tregoi se ajo kishte një infeksion në veshkë, i cili më pas u përhap edhe në veshkën tjetër. Ajo po merr antibiotikë intravenozë dhe do të qëndrojë në spital për trajtim të mëtejshëm.

Pavarësisht gjendjes, Applegate nuk e ka humbur ndjenjën e humorit. Ajo tregoi me ironi se një nga mjekët fillimisht kishte menduar se kishte infeksion urinar për shkak të “mënyrës së fshirjes”. “Jam 53 vjeç. Jam një vajzë shumë e pastër ‘aty poshtë’,” tha ajo me humor.

Aktorja pranoi se përjeton shpesh emocione të forta dhe lotë gjatë qëndrimit në spital: “Më kap ndonjëherë e qara dhe bie në krahët e infermierëve si një ‘e çmendur’.”

Më herët këtë vit, Applegate kishte rrëfyer se është shtruar në spital mbi 30 herë për shkak të problemeve gastrointestinale të lidhura me MS-në, si të vjella dhe diarre.

Gjendja shëndetësore ka ndikuar ndjeshëm edhe në jetën familjare. Applegate tregoi se vajza e saj 14-vjeçare, Sadie, e ka përjetuar vështirë transformimin e nënës së saj: “Ajo më tha: ‘Më mungon kush ishe para se të sëmureshe.’ Dhe kjo më thyen zemrën. Sepse edhe mua më mungon ajo që isha para sëmundjes.”

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI