Flash

Çfarë ndodhi me lidhjen e Gwyneth dhe Brad Pitt?

Lapsi.al 17 July 2025
Çfarë ndodhi me lidhjen e Gwyneth dhe Brad Pitt?
Në librin e saj të ri Gwyneth: Biografia, autore Amy Odell zbulon detaje të reja rreth lidhjes së famshme mes Gwyneth Paltrow dhe Brad Pitt, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të viteve ’90. Ata u takuan për herë të parë në 1993 gjatë audicioneve për filmin Legends of the Fall, ku Paltrow nuk mori rolin, por krijuan një romancë dashurie. Pak më vonë, Pitt e propozoi për rolin e bashkëshortes së tij në trillerin Se7en (1995), të cilin ajo e pranoi, duke refuzuar ofertën tjetër për Feeling Minnesota. Pas dy vitesh lidhje, çifti u fejuan në Argjentinë në dhjetor 1996. Babai dhe miqtë e Gwyneth e donin shumë Brad Pittin, duke e konsideruar atë njeriun më të mirë. Megjithatë, Paltrow kishte dyshime rreth lidhjes, duke ndjerë se për shkak të mjedisit të tyre të ndryshëm – ai i rritur në Misuri me vlera fetare dhe ajo në Manhattan – nuk ishin të përshtatshëm.

Gwyneth ka treguar gjithashtu në një intervistë se ajo dhe Brad kishin botëkuptime shumë të ndryshme, dhe një shembull ishte kur shkonin në restorante dhe ajo duhej t’i shpjegonte Brad-it se cili ishte caviar-i më i mirë.

Çifti u ndau në mes të vitit 1997. Në një intervistë të vitit 2023 në podcast-in Call Me Daddy, Gwyneth shpjegoi se e prishi fejesën sepse nuk ishte gati të martohej dhe se ishte “plotësisht zemërthyer” pas ndarjes.

“Ai ishte 9 vjet më i madh, e dinte se çfarë donte dhe ishte gati për martesë, ndërsa unë isha ende shumë konfuze,” tha ajo. “Ishte një vendim i vështirë, por i duhuri për atë kohë.”

Libri Gwyneth: Biografia do të dalë në shitje më 29 korrik.

Të këshilluara

Pete Davidson baba për herë të parë

Një burim për revistën PEOPLE ka konfirmuar se komediani Pete Davidson, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të...

19:09

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI