Flash

Pete Davidson baba për herë të parë

Lapsi.al 16 July 2025
Pete Davidson baba për herë të parë

Një burim për revistën PEOPLE ka konfirmuar se komediani Pete Davidson, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Lajmi fillimisht u raportua nga TMZ.

Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në mars të këtij viti, kur u panë së bashku në Palm Beach, Florida. Ata u fotografuan duke notuar në det dhe shkëmbyer puthje romantike në ujë.

Në maj, çifti u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq në eventin e 13-të vjetor Blossom Ball në New York City. Një burim i afërt tha për PEOPLE se ato kanë bashkëjetuar në New York për disa muaj, duke ndarë kohën mes shtëpisë së Pete në pjesën veriore të shtetit dhe një apartamenti në Brooklyn.

“Ata janë shumë të lumtur bashkë dhe po ecin për mrekulli,” tha burimi.

Davidson filloi lidhjen me Hewitt tetë muaj pas ndarjes nga aktorja e serialit Outer Banks, Madelyn Cline. Ndërkohë, Hewitt më parë ka qenë e lidhur me aktorin Jason Sudeikis.

Pete ka folur më parë për dëshirën e tij për t’u bërë baba. Në një intervistë me Kevin Hart në vitin 2022, ai tha: “Gjërat që më emocionojnë më shumë, dhe që ende nuk i kam arritur, është të kem një fëmijë. Është ëndrra ime. Duket si diçka klishe, por do të ishte shumë argëtuese të kujdesesha për një vogëlush.”

 

Të këshilluara

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI