Flash

Bruno Mars reagon ndaj aludimet për borxhin prej 50 milionë dollarësh

Lapsi.al 15 July 2025
Bruno Mars reagon ndaj aludimet për borxhin prej 50 milionë

Bruno Mars surprizoi fansat në stadiumin SoFi në Los Anxhelos të dielën më 13 korrik, kur u ngjit në skenë përkrah Rosé për të performuar këngën e tyre “APT" gjatë turneut botëror DEADLINE të grupit BLACKPINK.

Një ditë pas koncertit, Mars postoi një video me humor në Instagram, duke shkruar:

“Nuk kam më borxhe!!! Faleminderit ROSAAAAYYYYYY!!!! ”

Videoja tregonte momentin kur ai vrapon në skenë – një shaka që shumë e lidhën me raportin e publikuar në mars 2024 nga NewsNation. Sipas këtij raporti, një burim anonim kishte deklaruar se Mars kishte mbi 50 milionë dollarë borxh për shkak të bixhozit gjatë rezidencës së tij në Park MGM, duke thënë se “MGM praktikisht e zotëronte atë”.

Por kompania MGM Resorts International reagoi menjëherë, duke mohuar kategorikisht këto pretendime dhe duke theksuar marrëdhënien pozitive me këngëtarin.

“Jemi krenarë për partneritetin tonë me Bruno Mars, një nga artistët më energjikë dhe emocionues në botë. Nga koncertet në Dolby Live në Park MGM deri te lounge-i i ri Pinky Ring në Bellagio, argëtimi që sjell Bruno tërheq vizitorë nga e gjithë bota,” – tha kompania për revistën PEOPLE.

“Partneriteti ynë me Brunon është i gjatë dhe i ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë. Çdo spekulim tjetër është tërësisht i pavërtetë; ai nuk ka asnjë borxh me MGM. Jemi të emocionuar të vazhdojmë të krijojmë përvoja të paharrueshme për mysafirët tanë.”

Kjo nuk është hera e parë që Bruno Mars bën shaka me këtë situatë. Në janar, kur Spotify njoftoi se ai ishte artisti i parë që arriti 150 milionë dëgjues mujorë, Mars reagoi me humor në rrjetet sociale:

“Vazhdo të dëgjosh! Do dal nga borxhi shumë shpejt!”

I pyetur nga Las Vegas Review-Journal në qershor 2024 për thashethemet, Bruno u përgjigj:

“Absolutisht jo! Më pëlqen legjenda që unë jam një këngëtar lounge-i në Las Vegas, në borxh ndaj mafies. Mund të punoj me këtë histori.”

Rezidenca e tij në Las Vegas fillimisht do përfundonte në gusht 2023, por u shtua me pesë shfaqje të tjera në dhjetor dhe pesë të tjera në shkurt 2024. Mars pritet të rikthehet në Dolby Live në Park MGM në disa data të përzgjedhura në gusht dhe shtator 2025.

 

Të këshilluara

Vanessa Hudgens, nënë për herë të dytë

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker. “Raundi i dytë!!!!” shkroi ajo në Instagram të shtunën...

10:28

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI