Flash

Bella Thorne: Charlie Puth më sulmoi sepse refuzova të flija me të

Lapsi.al 13 July 2025
Bella Thorne: Charlie Puth më sulmoi sepse refuzova të flija me

Bella Thorne ka hedhur akuza të forta ndaj këngëtarit Charlie Puth, duke pretenduar se ai gënjeu publikisht për lidhjen e tyre dhe nisi një “valë urrejtjeje” ndaj saj – vetëm sepse ajo nuk pranoi të kishte marrëdhënie intime me të.

Komentin e bëri në një postim në Instagram që fliste për këngëtaren Jade Thirlwall të grupit Little Mix, e cila kishte thënë se “kurrë” nuk do të bashkëpunonte me Puth.

“Ai gënjeu gjithë botën për mua dhe nisi një tren urrejtjeje. Vetëm sepse nuk pranova të... fleja me të,” shkroi Thorne.

Thorne dhe Puth u përfolën për një lidhje të mundshme në dhjetor 2016, pak pas ndarjes së aktores nga Tyler Posey. Dyshja u fotografuan duke u puthur në Miami dhe u shfaqën së bashku në eventin Jingle Ball, ku Puth këndoi për të gjatë performancës së tij.

Por gjërat morën një kthesë të keqe kur Puth e akuzoi publikisht Bellën për tradhti, duke pretenduar se ajo nuk kishte përfunduar lidhjen me Posey para se të niste marrëdhënien me të.

Në një seri postimesh të fshira më vonë në Twitter, Puth shkroi: “Askush nuk duhet të luajë me ndjenjat e dikujt në këtë mënyrë. Nuk dua të jem në mes të kësaj.”

Ai kërkoi falje publike ndaj Poseyt, duke lënë të kuptohet qartë se postimet kishin të bënin me Bellën.

Bella iu përgjigj menjëherë pretendimeve, duke shkruar: “Tyler dhe unë jemi ndarë prej më shumë se dy javësh. Unë dhe Charlie NUK jemi në një lidhje, jemi thjesht miq.”

Ajo shtoi se Puth ishte mërzitur pasi kishte parë një intervistë të vjetër, por në vend që t’i shkruante privatisht, vendosi të publikonte gjithçka në Twitter.

Pas skandalit të vitit 2016, asnjëri prej tyre nuk ka folur më për incidentin deri tani. Bella është e fejuar me producentin Mark Emms, ndërsa Charlie Puth u martua me Brooke Sansone në shtator 2024.

 

Të këshilluara

Vanessa Hudgens, nënë për herë të dytë

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker. “Raundi i dytë!!!!” shkroi ajo në Instagram të shtunën...

10:28

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI