Flash

Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar

Lapsi.al 11 July 2025
Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar

Ricky Martin ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Billy Bush gjatë një interviste në fillim të viteve 2000, pasi ky i fundit e pyeti nëse ishte homoseksual — një moment që Bush e kujtoi së fundmi në podcast-in “Literally! With Rob Lowe”.

Në atë kohë, Bush punonte për emisionin “Access Hollywood” dhe kishte udhëtuar në Miami për të intervistuar këngëtarin latin. Sipas rrëfimit të tij, gjatë intervistës i kishte thënë Martin-it:

“Tetë persona në barin e hotelit mbrëmë donin të dinin nëse je homoseksual.”

Reagimi i Ricky Martin ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë: Ai u shtang, më pa drejt në sy dhe tha: ‘Çfarë?!’ Pastaj më tha: ‘Ti m*t!’, hoqi mikrofonin dhe iku,” kujtoi Bush.

“Ti do titullin tënd... Ti je një copë pleh!” – thuhet se ishte fjalia që këngëtari i tha në atë moment.

Pas incidentit, Bush është rikthyer menjëherë në dhomën e intervistës për të kërkuar falje.

“I thashë: Ricky, më vjen shumë keq për atë pyetje. Nuk e di ç’më erdhi. Ishte pyetje pa vend. Të premtoj se kjo nuk do të publikohet kurrë.”

Martin, i prekur, i tha:

“Unë po përballem me këtë çështje gjithë jetën time. Do të vijë një moment dhe një vend për ta thënë. Por nuk do të jetë ky program, ndërkohë që po promovoj albumin tim. Është diçka shumë personale.”

Ai gjithashtu kishte falënderuar Bush për ndjesën dhe i kishte thënë: “Të fal.”

Pas shumë vitesh thashetheme dhe presioni nga media, Ricky Martin doli hapur si homoseksual në vitin 2010, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.

Ai shkroi:

“Jam një burrë homoseksual me fat. Vitet e heshtjes dhe reflektimit më forcuan dhe më kujtuan se pranimi duhet të vijë nga vetja.”

Në intervista të mëvonshme, Martin ka rrëfyer se ishte thellësisht i traumatizuar nga përpjekjet e gazetarëve për ta "nxjerrë" publikisht, përfshirë edhe një intervistë famëkeqe me Barbara Walters në vitin 2000, të cilën e përshkroi si “shkelje” të privatësisë së tij.

Bush, sot 53 vjeç, tha në podcast-in me Rob Lowe se më pas është pajtuar me Ricky dy vite pas incidentit:

“Më përqafoi fort. E kaluam bashkë. Dhe unë mësova një mësim shumë të rëndësishëm atë ditë.”

 

Të këshilluara

Dolly Parton tërhiqet nga muzika?

Dolly Parton ka zbuluar se po merr një pauzë nga muzika pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në muajin mars. “Nuk mun...

14:16

Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy

Reperi  Sean “Diddy” Combs do të dëgjojë vendimin përfundimtar të gjykatës më 3 tetor 2025, pasi gjyqtari Arun Subramanian ka miratuar këtë datë pas një marrëve...

20:13

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI