Flash

Arsyeja pse Madonna dhe Gwyneth Paltrow prishën miqësinë

Lapsi.al 17 July 2025
Arsyeja pse Madonna dhe Gwyneth Paltrow prishën miqësinë

Në librin e saj të ardhshëm "Gwyneth: Biografia", autorja Amy Odell zbulon arsyen pse miqësia mes Gwyneth Paltrow dhe Madonna u ndërpre më shumë se një dekadë më parë.

Sipas një fragmenti të publikuar nga People të mërkurën, Paltrow, “arriti një pikë thyerjeje” në marrëdhënien e saj me Madonnën  kur kjo e fundit u shfaq në të njëjtin ishull ku Gwyneth po pushonte me bashkëshortin e atëhershëm, Chris Martin.

“Dukej se Madonna e dinte që Gwyneth do të ishte atje,” thuhet në libër. “Gjë që Gwyneth e quajti të çuditshme,” sipas një shoqeje të saj.

Madonna më pas këmbënguli që çifti të darkonin bashkë me të, por gjatë darkës, sipas librit, këngëtarja fituese e Grammy-t “shpërtheu” me fjalë të ashpra ndaj vajzës së saj Lourdes Leon, sot 28 vjeçe.

Gwyneth dhe Chris Martin, sipas Odell, mbetën të tmerruar nga sjellja e Madonnës. Thuhet se Martin i tha Paltrow: “Nuk mund të jem më rreth kësaj gruaje. Është e tmerrshme.” Paltrow ra dakord, duke e quajtur Madonnën “toksike” dhe duke e ndërprerë përfundimisht miqësinë.

Libri i Odell, që del në shitje më 29 korrik, bazohet në mbi 2,220 intervista dhe përfshin detaje mbi karrierën e aktores, marrëdhëniet e saj, si dhe rritjen e perandorisë së saj Goop.

Incidenti në ishull besohet të ketë ndodhur disa vite pas lindjes së djalit të saj Moses në vitin 2006. Gwyneth dhe Chris, të cilët u martuan në vitin 2003 dhe u ndanë në 2014, kanë edhe një vajzë, Apple, të lindur në 2004.

Në vitet 1990, Gwyneth dhe Madonna ishin bërë shoqe të ngushta. Në një intervistë të vitit 2006, Paltrow shprehej: “Gjithçka që kam kaluar unë, ajo e ka kaluar dhjetëfish më keq dhe më gjatë.” Ajo madje e kishte përshkruar Madonnën si dikë që i jepte këshilla të mira për vetëmbrojtje dhe vendosje kufijsh.

Por që prej vitit 2010, të dyja nuk janë parë më bashkë dhe nuk kanë folur publikisht për konfliktin. Megjithatë, në një intervistë për British Vogue në prill 2010, Paltrow e kishte thumbuar Madonnën duke thënë për trajneren e saj të fitnesit Tracy Anderson: “Është mirë që Tracy nuk e stërvit më Madonnën. Ishte tepër. Të lë gjithmonë duke pritur – të merr gjithë ditën.”

Në të njëjtën intervistë, ajo kishte pranuar: “Po, mund të jem e ligë. Mund të përfshihem në thashetheme. Mund të ftoh njerëzit dhe ndonjëherë mbaj mëri.”

 

Të këshilluara

Pete Davidson baba për herë të parë

Një burim për revistën PEOPLE ka konfirmuar se komediani Pete Davidson, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të...

19:09

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI