Flash

Ndahet nga jeta aktorja e “The Walking Dead”

Lapsi.al 7 August 2025
Ndahet nga jeta aktorja e “The Walking Dead”

Kelley Mack, aktorja e njohur për publikun nga serialet “The Walking Dead” dhe “Chicago Med”, ka ndërruar jetë të shtunën në qytetin e saj të lindjes, Cincinnati, Ohio.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi prekës në Instagram nga motra e saj, Kathryn Klebenow:

“Me një dhimbje të pamasë njoftojmë ndarjen nga jeta të së dashurës sonë Kelley. Një dritë e ndritshme dhe plot pasion është larguar për në botën tjetër, aty ku të gjithë do të shkojmë një ditë.”

Sipas njoftimit, Kelley u nda nga jeta në mënyrë paqësore, e rrethuar nga nëna e saj, Kristen, dhe halla e saj, Karen.

“Kelley tashmë u është shfaqur të afërmve të saj në formën e fluturave të ndryshme. Do të na mungojë thellësisht – një dhimbje që fjalët nuk mund ta përshkruajnë, thuhet në postim.

Mack, emri i plotë i së cilës ishte Kelley Lynne Klebenow, kishte nisur të ndjente dhimbje të vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës që në tetor të vitit 2024.

Pas disa muajsh shqetësimesh, një rezonancë magnetike zbuloi një masë të pazakontë në palcën kurrizore. Diagnoza e saj në janar ishte glioma difuze midline, një tumor i rrallë dhe agresiv që prek trurin ose palcën kurrizore.

“Pas ndërhyrjes kirurgjikale për biopsinë, humba përdorimin e këmbës së djathtë dhe pjesërisht edhe të majtës, kështu që tashmë lëviz me ndihmën e një karroce tregonte Mack në rrjetet sociale.

Ajo dokumentoi publikisht përpjekjet për rikuperim, përfshirë një video ku shfaqej duke mësuar të ecte sërish me ndihmën e terapistëve, më 26 mars.

“Jeta i ka uljet dhe ngritjet e saj, apo jo?”, shkruante ajo me humor në një nga postimet e fundit.

Kelley Mack nisi karrierën që në fëmijëri duke luajtur në reklama, ndërsa roli i saj i parë në film ishte në “The Elephant Garden”, i cili fitoi çmimin Student Visionary në Festivalin e Filmit Tribeca në vitin 2008.

Në serialin e famshëm “The Walking Dead”, Mack u shfaq në pesë episode si banorja e kolonisë Hilltop, “Addy”, në sezonin e nëntë.

 

 

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI