Flash

Detaje nga romanca e Pamela Anderson dhe Liam Neeson

Lapsi.al 8 August 2025
Detaje nga romanca e Pamela Anderson dhe Liam Neeson

Pamela Anderson dhe Liam Neeson duket se kanë krijuar një lidhje të natyrshme gjatë xhirimeve të filmit të ri komedi aksion "Naked Gun."

Doug Mand, një nga shkrimtarët e filmit, ka zbuluar se nga fillimi i xhirimeve, ata kishin një kimikë të jashtëzakonshme dhe pëlqenin shumë njëri-tjetrin.

Në këtë remake të komedisë, Neeson luan rolin e Frank Drebin Jr., djalin e personazhit legjendar të interpretuar nga Leslie Nielsen në filmat origjinalë. Anderson, ndërkohë, luan rolin e Beth.

Sipas raportimeve të fundit, duket se Neeson dhe Anderson janë në fazat e para të një lidhjeje dhe po shijojnë njëri-tjetrin.

Një burim i afërt tha për People se “duket se janë të dashuruar."

Përveç kësaj, Neeson ka lavdëruar shumë Anderson gjatë intervistave të tij, duke thënë se ajo është "e jashtëzakonshme" dhe një aktore e mrekullueshme për t'u punuar. Anderson gjithashtu ka folur për Neeson duke e quajtur atë një "artist të vërtetë".

Dyshja nuk kanë konfirmuar ende romancën e tyre , por kanë lejuar që spekulimet për marrëdhënien e tyre të vazhdojnë.

 

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI