Flash

Justin Baldoni kundërshton akuzat e Blake Lively

Lapsi.al 7 August 2025
Justin Baldoni kundërshton akuzat e Blake Lively

Ekipi ligjor i Justin Baldoni-t po kundërshton akuzat e Blake Lively-t se ata kanë nxjerrë detaje nga dëshmia e saj për mediat.

Në një paraqitje gjyqësore të datës 6 gusht, si përgjigje ndaj një kërkese të mëparshme nga Lively, avokatët e Baldoni-t shkruajnë se aktorja “pretendon se të pandehurit e 'Wayfarer' kanë nxjerrë menjëherë detaje nga dëshmia për mediat, por nuk jep asnjë provë. Dhe kjo nuk është për t’u habitur, sepse nuk ka prova.”

Ata shtojnë se rrjedhja e mundshme e informacionit mund të ketë ardhur nga vetë pala e Lively-t, pas seancës dëshmuese të saj më 31 korrik, dhe ngrenë pyetjen pse ajo ka supozuar që ka qenë pikërisht pala e Baldoni-t përgjegjëse.

“Znj. Lively nuk shpjegon gjithashtu pse një rrjedhje e tillë nuk mund të ketë ardhur nga vetë ajo, bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, avokatët e saj të shumtë, stafi i firmës ligjore që e përfaqëson (zyra e të cilës u kërkua për zhvillimin e dëshmisë), apo edhe stafi i catering-ut që shërbeu drekën,” shkruajnë avokatët.

Avokatët e Baldoni-t e kundërshtojnë gjithashtu idenë se praninë e personave në dëshmi mund ta konsiderosh “lajm”:

“Të gjithë palët kanë të drejtë të marrin pjesë në çdo seancë dëshmuese,” thanë ata.

Ndërkohë, më 7 gusht, një përfaqësues i Lively deklaroi për revistën PEOPLE:

“Jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e dëshmisë së saj dhe mezi presim të marrim dëshmitë e Justin Baldoni-t dhe bashkëpaditësve të tjerë së shpejti.”

Sipas përfaqësuesit: “Dëshmitë janë konfidenciale me arsye — ato janë pjesë e një procesi ligjor dhe i nënshtrohen rregullave të provave. Juritë nuk i lexojnë dëshmitë në shtëpi, por i dëgjojnë në sallën e gjyqit nën mbikëqyrjen e gjykatësit.”

Kjo përplasje është pjesë e një beteje të vazhdueshme ligjore që ka lindur gjatë xhirimeve të filmit "It Ends With Us", ku Lively dhe Baldoni luajtën bashkë, ndërsa ky i fundit ishte edhe regjisor i filmit.

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI