Flash

David Justice flet për ndarjen me Halle Berry

Lapsi.al 10 August 2025
David Justice flet për ndarjen me Halle Berry

David Justice, ka folur hapur për ndarjen nga aktorja Halle Berry gjatë një interviste në podkastin All the Smoke, më 7 gusht.

Justice, tani 59 vjeç, zbuloi detaje të pathëna më parë rreth martesës së tyre dhe arsyet që çuan në divorc në vitin 1997. Ai tregoi se gjithçka mes tyre ishte në "fazën e muajit të mjaltit" për rreth pesë muaj pas dasmës në vitin 1993, por gjërat nisën të ndryshonin kur filluan të mendonin për të pasur fëmijë.

"Unë nuk kisha shumë njohuri apo përvojë rreth marrëdhënieve," tha Justice. "Jam nga Midwest-i dhe në kokën time një grua duhej të ishte tradicionale – të gatuante, të pastronte..."

Ai shtoi se nisi të dyshonte nëse Halle ishte personi i duhur për të krijuar një familje: “Ajo nuk gatuante, nuk pastronte, nuk dukej si tipi nënë. Dhe pastaj nisën problemet.”

Sipas ish-lojtarit të Atlanta Braves, fama nuk i kishte goditur shumë derisa ai vendosi të largohej në vitin 1996. "Ajo më kërkoi të martoheshim vetëm pesë muaj pasi u njohëm," tha ai. "Nuk e di nëse zemra ime ishte me të vërtetë në këtë, por nuk doja ta lëndoja duke thënë jo."

Gjatë rrëfimit, Justice pranoi se karrierat e tyre krijuan distancë të madhe dhe se mungesa e terapisë mund të ketë qenë një faktor kyç në ndarje. "Nëse do ta njihnim terapinë, ndoshta do ta kishim shpëtuar martesën," tha ai. “Nuk kishim probleme të mëdha, por ishim të rinj dhe pa përvojë.”

David Justice është i martuar që nga viti 2001 me Rebecca Villalobos, me të cilën ka tre fëmijë. Ndërkohë, përfaqësuesit e Halle Berry nuk kanë komentuar ende mbi deklaratat e tij.

Në një intervistë të mëparshme për The Drew Barrymore Show, Halle Berry është shprehur për komentet që thonë se "nuk arrin të mbajë një burrë". "Kush tha që dua të mbaj një burrë? Nuk dua të mbaj burrin e gabuar," tha aktorja 58-vjeçare. "Kemi të drejtë të themi: ‘Gabova. Dua ta filloj nga e para.’"

Berry është aktualisht në një lidhje me këngëtarin Van Hunt, i cili ka propozuar, por aktorja ende nuk ka pranuar zyrtarisht. "E kam bërë propozimin, por është ende pezull," tha Hunt për Today.com në qershor. "Mendoj se do të martohemi sepse ky është personi me të cilin duhej të martohesha."

Aktorja ka qenë e martuar më parë me David Justice, muzikantin Eric Benét dhe aktorin Olivier Martinez. Ajo ka dy fëmijë: vajzën Nahla, 17 vjeç, me ish-partnerin Gabriel Aubry dhe djalin Maceo-Robert, 11 vjeç, me Olivier Martinez.

Të këshilluara

MGK flet për ndarjen nga Megan Fox

MGK (Machine Gun Kelly), më në fund ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me aktoren Megan Fox dpërmes këngës  “Treading Water”, pjesë e albumit të tij të ri “...

18:00

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI