Flash

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks ndezin aludimet për fejesë

Lapsi.al 14 August 2025
Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks ndezin aludimet për fejesë

Liam Hemsworth dhe e dashura e tij prej kohësh, Gabriella Brooks, kanë ngritur dyshime për një fejesë të mundshme.

Brooks, 29 vjeçe, u fotografua fundjavën e kaluar duke ecur në Ibiza të Spanjës. Por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte unaza  në dorën e majtë.

Në të njëjtin udhëtim ishte edhe aktori 35-vjeçar i “Hunger Games”, ndërsa qëndronin në një jaht së bashku me familjen dhe miq të afërt.

Fotot janë publikuar nga mediat ndërkombëtare dhe kanë ndezur spekulimet në rrjetet sociale se çifti mund të jetë fejuar, megjithëse as Hemsworth dhe as Brooks nuk kanë reaguar ende publikisht.

Ndërkohë, Liam ndau në Instagram disa foto nga pushimet , duke uruar vëllain e tij, aktorin Chris Hemsworth, për ditëlindjen e 42-të. “Gëzuar ditëlindjen vëlla Chris! Faleminderit që je gjithmonë një legjendë. Mos ndrysho kurrë. Shpresoj të kem barkun tënd një ditë. Të dua,” shkroi ai krahas një fotoje me vëllezërit Chris dhe Luke Hemsworth.

Liam dhe Gabriella janë parë për herë të parë bashkë në dhjetor të vitit 2019 në Byron Bay, Australi, disa muaj pas ndarjes së aktorit nga ish-bashkëshortja e tij, Miley Cyrus. Ata debutuan në tapetin e kuq si çift në nëntor 2022, pas thashethemeve për ndarje më herët atë vit.

Para lidhjes me Liam, Gabriella ka qenë në një marrëdhënie katërvjeçare me këngëtarin Matty Healy nga grupi “The 1975”.

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Tr...

14:29

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI