Flash

Willow Smith shqetëson fansat: "Çfarë po ndodh me të?"

Lapsi.al 15 August 2025
Willow Smith shqetëson fansat: "Çfarë po ndodh me

Willow Smith ka alarmuar fansat në rrjete sociale pas një postimi të pazakontë në Instagram, ku u shfaq duke qarë me një mbishkrim provokues që nxiti shqetësim masiv.

Vajza 24-vjeçare e aktorëve të njohur Will Smith dhe Jada Pinkett postoi një selfie ku i rridhnin lotët në fytyrë, ndërsa e shoqëroi me një mesazh të çuditshëm:

“Kush i hëngri të gjitha p—ytë”, – shkroi ajo, duke përdorur një shprehje me përmbajtje seksuale që shkaktoi reagime të shumta.

Postimi u bë viral brenda pak minutash, ndërsa shumë nga mbi 11 milionë ndjekësit e saj në Instagram shprehën shqetësimin për gjendjen emocionale të Willow.

“A është mirë? Nuk duket si dikush që është në rregull,” shkruan një komentues.

Të tjerë u shprehën më me humor por me tone kritike: “Willow Smith është funny, por a je mirë vërtet?”

Pak orë më vonë, artistja reagoi sërish në Instagram Story, duke sqaruar se postimi ishte një tallje me fansat dhe duke i quajtur ata “të trashë”. “Keni harruar që ekziston humori!”, – shkroi ajo.

Reagimet për postimin u shoqëruan edhe me kritika ndaj prindërve të saj, Will dhe Jada, për mënyrën se si kanë rritur fëmijët.

“Will dhe Jada kanë dështuar si prindër,” shkroi dikush në X (ish-Twitter).

Willow është vajza më e vogël e çiftit të famshëm dhe motra e aktorit Jaden Smith. Ajo ka qenë pjesë e diskutimeve publike edhe më herët, sidomos pas rrëfimeve për seksualitetin.

Prindërit e saj, të martuar që nga viti 1997, janë ende bashkë ligjërisht, megjithëse Jada ka pranuar publikisht se ata jetojnë veçmas që prej vitit 2016, dhe nuk kanë plan të divorcohen.

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI