Flash

Albumi i ri i Taylor Swift ndez debatet: Homazh apo kopjim?

Lapsi.al 18 August 2025
Albumi i ri i Taylor Swift ndez debatet: Homazh apo kopjim?
Taylor Swift ka njoftuar publikimin e albumit të saj të 12-të në studio, me titullin "The Life of a Showgirl", i cili do të publikohet më 3 tetor 2025. Ky album shënon një hap të ri artistik për këngëtaren, duke kaluar nga këngët e saj intime dhe personale, në një stil më energjik, dhe ndikime të forta të muzikës pop. Megjithatë, ky ndryshim ka nxitur debate në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Pas prezantimit të kopertinës dhe materialeve promovuese, shumë fansa vunë re ngjashmëri të dukshme me estetikën dhe stilin e dy ikonave të pop-it, Britney Spears dhe Kylie Minogue. Spears është e njohur për performancat e saj energjike dhe koreografitë , ndërsa Minogue njihet për prezencën e saj në skenë. Këto krahasime kanë sjellë akuza për plagjiaturë, duke ngritur pyetjen nëse Swift po i kopjon këto yje apo thjesht po i nderon ato.

Vetë Kylie Minogue ka reaguar pozitivisht, duke thënë se ndjen vlerësim kur artistët e rinj frymëzohen nga puna e saj.

“Është një formë lavdërimi,” u shpreh ajo, ndërsa i këshilloi të rinjtë të ruajnë identitetin e tyre artistik.

Nga ana tjetër, fansat e Swift e kanë mbrojtur atë, duke theksuar se këngëtarja gjithmonë ka ditur të kombinojë stilin me rrëfimin personal, ndaj ky album shihet si një vazhdimësi e natyrshme e krijimtarisë së saj. Në një intervistë të fundit, Taylor u shpreh se ky projekt ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës së saj, pasi ajo synonte të krijonte një eksperiencë po aq madhështore sa turneu i saj “The Eras Tour”. “Ky album është për të gjithë ata që duan muzikë që të lë pa frymë – por që gjithsesi tregon histori personale,” ka thënë ajo.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI