“Na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë,” thuhet në deklaratën e familjes. “Kërkojmë privatësi në këtë moment të vështirë.”
Stamp debutoi në kinematografi me filmin “Billy Budd” në vitin 1962, rol që i solli një nominim për Oscar dhe një fitore në Golden Globes. Gjatë viteve '60 ai u bë një prej yjeve më premtues të kinemasë britanike, duke luajtur në filma si “Modesty Blaise” dhe “Far from the Madding Crowd”. Pas një pauze në fund të dekadës, ai u rikthye me rolin e General Zod në “Superman” (1978) dhe “Superman II” (1980). Në vitin 1994, ai mori vlerësime të shumta për rolin e Bernadette, një grua transgjinore, në filmin kult “The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert”, që i solli një nominim për Golden Globe. Karriera e tij përfshinte edhe filma si: Star Wars: The Phantom Menace (1999), Elektra (2005), The Adjustment Bureau (2011), Murder Mystery (2019) dhe Last Night in Soho (2021), një nga rolet e tij të fundit.