Flash

U aludua se është ndarë nga aktori, reagon Kylie Jenner

Lapsi.al 18 August 2025
U aludua se është ndarë nga aktori, reagon Kylie Jenner

Kylie Jenner ka reaguar ndaj aludimeve se është ndarë nga aktori Timothee Chalamet.

Kylie i bëri “like” një postimi të aktorit 29-vjeçar në Instagram, ku ai ndau posterin e filmit të tij të ri “Marty Supreme”. Ky veprim duket si një sinjal që çifti është ende bashkë, pavarësisht distancës fizike dhe angazhimeve profesionale.

Megjithatë, Kylie nuk reagoi ndaj publikimit të trailerit të filmit një ditë më vonë, ndryshe nga nëna e saj, Kris Jenner, dhe motra Kendall Jenner, të cilat gjithashtu i dhanë “like” postimit të Chalamet.

Sipas “People”, çifti nuk është parë së bashku prej disa javësh për shkak të orareve të ngarkuara. Timothée ndodhet në Budapest për xhirimet e filmit “Dune”, ndërsa Kylie po merret me angazhimet e saj në Los Angeles.

Një burim afër çiftit ka zbuluar se, megjithëse Jenner e ka vizituar aktorin në korrik, udhëtimi prej 12 orësh me avion privat është i lodhshëm, sidomos duke qenë nënë e dy fëmijëve.

“Janë duke e bërë të funksionojë,” tha burimi. “Flasin çdo ditë me videocall, u mungon njëri-tjetri dhe janë plotësisht mirë.”

Kujtojmë që Jenner dhe Chalamet nisën lidhjen në vitin 2023. Para kësaj romance, Kylie ishte në një marrëdhënie me reperin Travis Scott, me të cilin ka dy fëmijë: vajzën Stormi, 7 vjeç, dhe djalin Aire, 3 vjeç.

Pavarësisht zërave të ndarjes, çifti u pa për herë të fundit bashkë gjatë një udhëtimi në Francë në korrik 2025.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI