Flash

Jenna Ortega rrëfen anën e errët të suksesit në Hollywood

Lapsi.al 19 August 2025
Jenna Ortega rrëfen anën e errët të suksesit në

Aktorja e njohur Jenna Ortega ka zbuluar se po i kushton rëndësi të veçantë mënyrës sesi e menaxhon karrierën në Hollywood.

Në një intervistë për Vogue México dhe Latin America, ku ajo shfaqet edhe në kopertinën e muajit shtator, 22-vjeçarja foli hapur për përvojat si fëmijë aktore dhe frikërat që ka ndjerë në xhirime.

Para famës botërore me serialin e Netflix, Ortega ka interpretuar në “Jane the Virgin”, “You” (sezoni 2), “Iron Man 3”, “Insidious: Chapter 2”, “Richie Rich” dhe “Stuck in the Middle” në Disney Channel.

“Që në fillim të karrierës, nuk ndihesha e dëgjuar,” tha ajo. “Të jesh e re dhe e vendosur shpesh është e vështirë për njerëzit, sidomos kur je vajzë. Kam njohur gjithmonë çfarë do të thotë të mos kesh zë, dhe kjo më tremb.

Nuk dua të përjetoj më diçka të tillë. Për mua është e rëndësishme që ta përdor zërin tim në mënyrën më profesionale, efikase dhe të sjellshme të mundshme.”

Ortega pranoi se për shumë vite nuk dinte si të shprehej, pjesërisht edhe për shkak të disa eksperiencave profesionale të vështira që e bënë të tërhiqej dhe të bëhej e pasigurt për vendin e saj në industri. Ajo shtoi se një ambient pune duhet të jetë gjithmonë bashkëpunues, pasi “puna më e mirë lind nga idetë e një grupi njerëzish dhe një vizion kolektiv”.

Aktorja theksoi gjithashtu se fama i ka ndryshuar mënyrën e sjelljes, duke e bërë më të kujdesshme: “Isha një fëmijë shumë ekstrovert, por tani jam bërë më e rezervuar. Nuk është diçka negative, thjesht zgjedh fjalët me kujdes.”

Një tjetër pikë ku Ortega është veçanërisht e vëmendshme është mënyra se si flet për trashëgiminë e saj latine. Babai i saj është me origjinë meksikane, ndërsa nëna me rrënjë meksikane dhe portorikane.

E rritur në Indio, Kaliforni, në një komunitet spanjishtfolës, Jenna tha se kjo përbën një pjesë thelbësore të identitetit të saj: “Këto gjëra nuk zhduken dhe nuk ndryshojnë. Është thjesht ajo që unë njoh.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI